Ndërlidhjet

Parlamenti grek miraton projekt-ligjin përfundimtar të kursimit


Parlamenti grek ka miratuar projekt-ligjin e dytë dhe të fundit, që ishte pengesa e fundit për të siguruar ndihmën ndërkombëtare dhe për të shmangur mosshlyerjen e borxhit.

Pakoja e masave të rrepta të kursimit specifikon zbatimin e planit 28 miliardë eurosh për shkurtimet, privatizimin dhe rritjen e taksave.

Pas dy ditësh të protestave të dhunshme në Athinë kundër masave të rrepta dhe pas grevës 48 orëshe, situata duket se i është kthyer normalitetit.

Qeveria e kryeministrit Jorgo Papandreu mori votimin e parë të nevojshëm të mërkurën, siç ishte pajtuar me BE-në dhe FMN-në, si kusht për të marrë pakon e tyre të shpëtimit.

Projekt-ligjet e sotme, mbulojnë detajet se si do të zbatohet programi.
XS
SM
MD
LG