Ndërlidhjet

logo-print
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u takua sot me sekretaren amerikane të Shtetit, Hilari Klinton.

Në një komunikatë për media, të kabinetes së presidencës, thuhet se sekretarja Klinton e shprehu gëzimin e saj për zgjedhjen e zonjës Jahjaga në postin e presidentes së Kosovës.

Sekretarja Klinton thuhet se i ofroi mbështetjen presidentes Jahjaga dhe Kosovës në të gjitha proceset që ka vendi përpara.

Presidentja Jahjaga e falënderoi sekretaren e Shtetit për mbështetjen e vazhdueshme që ajo dhe SHBA i kanë dhënë Kosovës dhe tha se “roli i SHBA për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit është i pazëvendësueshëm dhe i domosdoshëm në proceset e integrimeve evropiane”.

Takimi u zhvillua në kuadër të konferencës, “Gratë përforcojnë demokracinë: praktikat më të mira”, që po mbahet në Vilnius të Lituanisë.
XS
SM
MD
LG