Ndërlidhjet

Qershori-më vdekjeprurësi për ushtrinë amerikane në Irak


Ushtria amerikane tha se tre ushtarët amerikanë të vrarë sot në Irakun jugor, e bëjnë qershorin, muajin më vdekjeprurës për trupat amerikane në tri vjetët e fundit në Irak.

Ushtria tha se gjatë këtij muaji janë vrarë 14 ushtarë amerikanë.

Edhe pas më shumë se tetë vjet, që nga invazioni i udhëhequr nga SHBA-të në Irak, që kishte për qëllim rrëzimin e Sadam Hyseinit, SHBA-të kanë 47 mijë trupa atje.

Një tërheqje e plotë pritet kah fund i vitit. SHBA zyrtarisht ka përfunduar operacionet luftarake në Irak në gushtin e kaluar.
XS
SM
MD
LG