Ndërlidhjet

Protestë e sindikalistëve në Poloni


Dhjetëra mijëra anëtarë të sindikatës janë mbledhur sot në Varshavë, ndërsa Polonia po përgatitet të kryesojë presidencën e radhës të Bashkimit Evropian që nga 1 korriku.

Kreu i sindikatës, Solidariteti, Piotr Duda, tha se kërkesa kryesore e protestuesve ishte rritja e pagës minimale, që aktualisht është 350 euro në muaj.

Ai tha se sindikatat po shtyjnë përpara një reduktim të përkohshëm të taksave të karburanteve dhe një qasje më të gjerë në përfitimet sociale.

Në mes të shqetësimeve kryesore të sindikatës janë rritja e çmimeve të ushqimit dhe shkalla e lartë e papunësisë- rreth 12 për qind të polakëve janë të papunë, edhe pse vendi ishte i vetmi anëtar i BE-së, që kishte rritje ekonomike gjatë krizës globale financiare.
XS
SM
MD
LG