Ndërlidhjet

BE: Kroacia, zyrtarisht më 2013 i bashkohet bllokut


Kroacia zyrtarisht përmbylli negociatat me BE-në, për t’u bërë anëtari i 28-të i unionit në korrik të vitit 2013, ka njoftuar sot Komisioni Evropian.

“Shtetet anëtare vendosën që të mbyllin bisedimet për anëtarësim me Kroacinë, gjë kjo që lejon nënshkrimin e Traktatit të Anëtarësimit në fund të vitit”, ka thënë Komisioni përmes një komunikate për media.

“Pas ratifikimit të procedurave nga të gjitha shtetet anëtare, anëtarësimi i Kroacisë pritet të bëhet më 1 korrik të 2013-tës,” ka thënë Komisioni Evropian.
XS
SM
MD
LG