Ndërlidhjet

Polonia, nga sot e merr presidencën gjashtë mujore të BE-së


Polonia sot e merr përsipër presidencën e Bashkimit Evropian. Vendi më i madhë ish komunist anëtar i BE-së, ka dëshirë të fuqizoj tregun e përbashkët duke thënë se kjo e mbështet prosperitetin evropian.

Gjithashtu ka dëshirë që të shtyjë para zgjerimin e bllokut drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të rindërtoj besimin në institucione. Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslav Sikorski, ka thënë se Polonia ka dëshirë “të r-ndërtoj besimin në projektet e përbashkëta”.

Ndaras prej finalizimit të anëtarësimit të Kroacisë, fillimin e bisedimeve me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje tregtare me Ukrainën, Varshava gjithashtu dëshiron të promovoj edhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe bashkëpunimin ushtarak brenda BE-së.

Zyrtarët kryesor të BE-së, Udhëheqësi i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompij, pritet të marrin pjesë në festimet që priten të mbahen për marrjen e presidencës gjashtë mujore nga ana e Polonisë.
XS
SM
MD
LG