Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Autobusi kalon mbi minë, vriten 18 e lëndohen 30


Një minë tokësore e ka goditur një autobus në pjesën jugore të Afganistanit duke vrarë së paku 18 civilë.

Shefi i policisë i rajonit Nimroz, ku ka ndodhur sulmi, Xhabar Pordeli i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se së paku 30 persona të tjerë, kryesisht gra dhe fëmijë janë lënduar.

18 prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë. Xhabar ka fajësuar talibanët megjithëse deri më tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.
XS
SM
MD
LG