Ndërlidhjet

Zhintao: Partia komuniste e Kinës ka njerëz të paaftë


Presidenti kinez, Hu Zhintao, ka paralajmëruar sot për “paaftësi” disa pjesëtarë të partisë komuniste që e udhëheqë këtë vend. Kjo paaftësi sipas Zhintao po i shkakton probleme vendit, ndërsa i ka kritikuar ata se janë të “ndarë” nga populli.

Gjatë fjalimit në Hollin e Madh të Popullit në Pekin, derisa mbahej ceremonia e 90 vjetorit të krijimit të partisë komuniste, Hu ka lavdëruar arritjet e kësaj partie “në revolucion, zhvillim dhe reforma”.

Mirëpo ai ka paralajmëruar se partia “po konfrontohet me dhimbje në rritje” dhe nëse kjo nuk trajtohet si duhet, korrupcioni mund të kërcënojë legjitimitetin e partisë.

Gjatë muajve të fundit, autoritetet kanë rritur shtypjen kundër disidentëve.
XS
SM
MD
LG