Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga takohet me Eshton gjatë qëndrimit në Lituani


Zyra e Presidentes së Kosovës njofton se e para e shtetit, Atifete Jahjaga, është takuar me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Kethrin Eshton, derisa po merr pjesë në konferencën, Gratë përforcojnë demokracinë, praktikat më të mira” që po mbahet në Lituani.

Njoftimi i Presidencës thotë se gjatë takimit me Eshton janë diskutuar “çështje me rëndësi”, mirëpo pa treguar detaje se për çfarë sakt është diskutuar.

Gjatë qëndrimit në Lituani, Jahjaga është takuar edhe me liderë të tjerë botëror, si kryetaren e Kuvendit të Letonisë, Salvita Aboltina si dhe me presidentin e Mongolisë, Elbegdorj Tsakiha me të cilët ka diskutuar tema me interes.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në këtë konferencë po shoqërohet nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
XS
SM
MD
LG