Ndërlidhjet

Klinton kritikon Bellorusinë dhe Sirinë


Sekretarja amerikane e shtetit, HIllari Klinton, ju ka bërë thirrje sot Bellorusisë dhe Sirisë që të ndalojnë shtypjen që po i bëjnë qeveritë e tyre kundër opozitës dhe të implementojnë reforma politike.

Bellorusia ka pasur së fundi aktivitete të shtuara të opozitës me protesta që gjanë mbajtur muajve të fundit. Aktivistët thonë se qindra njerëz janë burgosur, ku vetëm të mërkuren janë arrestuar së paku 25 aktivistë.

Duke ju drejtuar konferences ndërkombëtare me gratë lidere që po mbahet në Lituani, Klinton ka apeluar për ata që janë arrestuar.

“Ne kërkojmë që Bellorusia të liroj të burgosurit politik dhe të nis rrugën e reformave. Sepse është shumë e dhimbshme për popullin e Bellorusisë që të jetojnë në një kontrast aq të madh me vendet fqinje të tyre, ndërsa neve na kujton që ndërtimi i një Evrope të bashkuar dhe të lirë është ende një detyrë e papërfunduar”, deklaroj Klinton.

Klinton të enjtën ka takuar disa prej aktivistëve të Bellorusisë. Po sot, Klinton e ka paralajmëruar presidentin e Sirisë, Bashar al Asad, se ai do përballet me “rezistencë të shtuar të organizuar” nëse ai nuk i jep fund dhunës kundër protestuesve dhe nuk e lejon opozitën që të takohet pa pengesa.

Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se 1400 janë vrarë që prej kohës kur kanë nisur trazirat në Siri.
XS
SM
MD
LG