Ndërlidhjet

Marok: Referendum për ndryshime kushtetuese


Marokenët sot u janë drejtuar kutive të votimit për të votuar rreth reformave dhe amandamentimeve kushtetuese. Propozimet, që janë prezantuar nga Mbreti Mohamed VI, do i jepte kryeministrit dhe parlamentit më shumë fuqi. Sipas të gjitha gjasave votimi do të jetë pozitiv për ndryshimet, ndonëse një pjesëmarrje e vogël mund të shtyjë para idenë se më shumë ndryshime janë të nevojshme.

Votimi, referendumi parë kushtetues nën udhëheqjen 12 vjeçare të mbretit, po mbahet pas protestave që janë mbajtur edhe në këtë shtet.

Mbreti Mohamed, 47 vjeçar, e ka marrë fronin në vitin 1999, pas vdekjes së të atit, mbretit Hasani II.
XS
SM
MD
LG