Ndërlidhjet

Sorenson e zëvendëson Zanierin


Zyra për informim e UNMIK-ut në Prishtinë ka njoftuar se OKB në Nju Jork ka marrë vendim që Robert E. Sorenson të emërohet zyrtari kryesor i misionit të OKB-së në Kosovë. Vendimi pason pas largimit të shefit të deritashëm, Lamberto Zanier, i cili është emëruar Sekretar i ri i Përgjithshëm i OSBE-së.

Sorenson sipas njoftimit të UNMIK-ut, i është bashkaur këtij misioni në mars të vitit 2009 si Shef i Stafit. Ai konsiderohet një ish diplomat amerikan i karrierës me përvojë të madhe në rajonin e Ballkanit.

Robert Sorenson më parë ka shërbyer edhe si zëvendës shef i Zyrës Amerikane në Prishtinë, nga viti 2003 – 2004.
XS
SM
MD
LG