Ndërlidhjet

Rebelët libianë e falenderojnë Francën për armatimin


Rebelët që po luftojnë kundër regjimit të Muamer Gadafit e kanë falenderuar Francën për armatimin që Parisi është duke ju dhënë atyre. Mahmud Xhibril, zëvendës udhëheqësi i Këshillit Kombëtar Tranzitor, ka thënë në Bengazi se “libianët në malet Nafusa janë gjallë dhe të sigurtë sot duke ju falenderuar kurajos dhe heroizmit të libianëve dhe menqurisë dhe përkrahjes franceze”.

Një zëdhënës i ushtrisë franceze ka thënë të mërkuren se Franca ka lëshuar armë të lehta dhe municion për forcat fisnore në malet perëndimore të Libisë, Nafusa.

Deri më tash, vetëm Katari është ditur si shteti që i furnizon rebelët më armatim. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Forg Rasmusen, ka thënë se aleatët ushtarak perëndimor nuk është e përfshirë në inicitativën franceze dhe se ai nuk ka ndonjë informatë rreth një furnizimi me armatim nga ana e NATO-s.
XS
SM
MD
LG