Ndërlidhjet

Moska kundër rezolutës për Sirinë


Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, sot ka përsëritur që Moska është kundër një rezolute të Këshillit të Sigurisë së OKB-së për Sirinë.

Rezoluta, e cila ishte draftuar nga Franca, Britania dhe Gjermania, që e dënon qeverinë siriane për shtypjen e protestave të opozitës.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit, Rusia dhe Kina, e kundërshtojnë rezolutën.

Lavrov sot i ka bërë thirrje opozitës siriane që të mbajë bisedime me liderët e shtetit të tyre, duke paralajmëruar se çdo përpjekje për të hequr nga pushteti liderin sirian, Bashar al Asad, do të ketë pasoja të rrezikshme.
XS
SM
MD
LG