Ndërlidhjet

logo-print

AFP: Këtë fundjavë rezultate konkrete në dialogun Kosovë-Serbi


Agjencia France Press njofton se në këtë fundjavë priten arritje konkrete në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga BE.

Duke cituar burime diplomatike, kjo agjenci raporton se BE pret që në raundin e ardhshëm të dialogut të arrihen rezultate konkrete.

Raundi i pestë i bisedimeve pritet të fillojë të shtunën në Bruksel, me një takim të mundshëm të paraparë para pushimeve verore.

Në pesë raundet e deritashme palët nuk kanë arritur pajtim për çështjet teknike që janë shtruar në tryezën e bisedimeve.
XS
SM
MD
LG