Ndërlidhjet

Bosnje: Suspendohet kryeprokurori i shtetit


Paneli Disiplinor i Shkallës së Parë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjës dhe Hercegovinës ka suspenduar kryeprokurorin e shtetit Millorad Barashin.

Procedura kundër Barashinit nisi pas publikimit të regjistrimeve të takimeve të tij me Sllobodan Tesiqin dhe Dragan Kapetinën, që të dy këta të lidhur me një zinxhir të kontrabandëve të armëve në Bosnje.

Sipas padisë, kjo ka kërcënuar besueshmërinë e gjyqësorit.
XS
SM
MD
LG