Ndërlidhjet

logo-print

Tri gazeta në Maqedoni detyrohen të mbyllen


Tri gazeta të pavarura të Maqedonisë, pritet të mbyllen të shtunën.

Mbyllja e paralajmëruar vjen pasi që menaxheri i tyre, i cili po hetohet për evazion fiskal, ka dështuar të paguajë taksat me kohë.

Tajkoni mediatik Velija Ramkovski, që ka në pronësi gazetat "Vreme," "Koha e Re" dhe "Shpic", si dhe televizionin A1 – është arrestuar në muajin dhjetor në dyshimet për evazion fiskal.

Aktivistët për të drejtat e mediave, thonë se akuzat janë një atak mbi mediat që janë kritike ndaj qeverisë së Maqedonisë.

Kryeredaktori i televizionit A1, Mlladen Cadikovski, tha se edhe televizioni ka të ngjarë të mbyllet, po që se menaxhmenti nuk i paguan borxhet.
XS
SM
MD
LG