Ndërlidhjet

Gadafi kërcënon Evropën


Muamer Gadafi ka kërcënuar se do të kryejë sulme në Evropë, nëse NATO nuk ndërpret fushatën e saj ajrore kundër regjimit të tij në Libi.

Gadafi shpërndua këtë kërcënim përmes një mesazhi me zë, i cili iu lëshua mijëra mbështetësve të tij të mbledhur në sheshin kryesor të Tripolit.

Gadafi tha se derisa nuk ndalen sulmet, “ne do të vendosim që t’ju trajtojmë në të njëjtën mënyrë”.

Tubimi pro-qveritar i së premtes ishte më i madhi në javët e fundit.

Ai erdhi pasi që Gjykata Ndërkombëtare për Krime lëshoi fletëarrestimet për Gadafin dhe dy zyrtarë tjerë për shkak se shtypën kryengritjen, e cila u kthye në luftë civile.
XS
SM
MD
LG