Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga takon presidenten e Lituanisë


Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga po vazhdon vizitën zyrtare në Lituani.

Ajo ka zhvilluar sot një takim zyrtar me presidenten e Lituanisë, Dalia Grybauskaite, në kabinetin e kësaj të fundit.

Në takim mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.

Sipas një njoftimi për media të kabinetit të presidnevës, presidentja Jahjaga e falënderoi presidenten Dalia Grybauskaite për ftesën për vizitë në Lituani dhe për pjesëmarrjen në konferencën “Gratë përforcojnë demokracinë: praktikat më të mira”, ku paraqitja e Presidentes Jahjaga thuhet se është përcjellë me interesim mjaft të madh nga pjesëmarrësit.

Duke folur për rolin e gruas dhe përfaqësimin e saj në institucionet e Republikës së Kosovës, Jahjaga përkujtoi se në konkluzat e konferencës së djeshme, Kosova u përmend si shembull i mirë për përfaqësimin e femrave në Kuvendin e Kosovës, ku femrat përbëjnë 30 për qind të numrit të deputetëve, si dhe për legjislacionin për luftimin e dhunës kundër fermës dhe kundër trafikimit me qeniet njerëzore.

Në njoftimin për media thuhet se presidentja Dalia Grybauskaite citohet të kete thënë se Kosova në rrugën e saj të integrimit duhet të bëjë reforma sa më të shpejta për të arritur standardet e Bashkimit Evropian, institucion pjesë e të cilit synon të jetë sa më shpejtë.
XS
SM
MD
LG