Ndërlidhjet

Lukashenko: Nuk i toleroj më protestat


Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenka tha se nuk do të tolerojë protesta tjera, të cilat po përhapen, ndërsa kriza financiare e vendit po përkeqësohet.

Të zemëruar nga rritja e inflacionit, bjellorusët janë mbledhur në qytete të ndryshme të vendit gjatë muajit qershor.

Lukashenko tha se proetstat nuk janë reagim ndaj krizës ekonomike, por përpjekje për të destabilizuar vendin.

“Nuk do ta lejojmë këtë”, ka thënë Lukashenko, i cili është rizgjedhur në mandatin e katërt në zgejdhjet, të cilat nga Perëndimi u dënuan si të parregullta dhe të manipuluara.
XS
SM
MD
LG