Ndërlidhjet

Protesta në Siri, 11 të vrarë


Aktivistët dhe dëshimtarët thanë se qindra mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në qytetet e Sirisë, në një nga protestat më të mëdha kundër regjimit të presidentit Bashar al Asad, që kur nisi kryengritja, më shumë se tre muaj më parë.

Aktivistët thonë se të paktën 11 persona janë vrarë në përleshje të ndryshme.

Grupet për të drejtat e njeriut në Siri thonë se më shumë se 1 400 njerëz janë varrë, shumica nga ta protestues të paarmatosur që nga mesi i muajti mars.

Regjimi i Asadit konteston këto shifra, duke fajësuar për trazirat “bandat e armatosura” dhe konspiratorët e huaj.
XS
SM
MD
LG