Ndërlidhjet

Vriten 11 anëtarë të një familje afgane


Zyrtarët lokalë thanë se 11 anëtarë të një familje afgane janë vrarë, meqë minibusi i tyre goditi bombat e vëna në rrugë.

Mohamed Jan Rasuliar, zëvendësguvernator i provincës Zabul, ka thënë se civilët, pesë burra, katër gra dhe dy fëmijë, u vranë ndërsa ishin rrugës për në provincën e Gaznit dhe mendohej se ishin refugjatë afganë që po ktheheshin nga Pakistani.

Zona ku ata u vranë, është në kufi me Pakistanin dhe aty strehohen militantët që sulmojnë Afganistanin.
XS
SM
MD
LG