Ndërlidhjet

logo-print

Çikago heq dënimin me vdekje


Pas një debati shumëvjeçar, në shtetin amerikan të Illinoisit është hequr dënimi me vdekje.

Shteti tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare në vitin 2000, kur guvernatori i atëhershëm republikan, Xhorxh Rajan deklaroi moratorium trevjeçar për dënimet me vdekje.

Pas heqjes së dënimeve me vdekje, u zbulua se 48 orë pas ekzekutimit, një i dënuar me vdekje kishte qenë i pafajshëm.

Fati i heqjes së dënimeve me vdekje në këtë shtet është vulosur në mars, kur guvernatori demokrat, Pat Kuin, nënshkroi legjislacionin, që përfundon dënimet me vdekje.

Ilinois ka ekzekutuar 12 njerëz që nga viti 1977, kur është rikthyer dënimi me vdekje, por asnjë që nga viti 1999.
XS
SM
MD
LG