Ndërlidhjet

NATO intensifikon sulmet në Libi


NATO tha se ka intensifikuar sulmet ajrore në perëndim të Libisë, pjesë kjo që mbetet ende nën kontrollin e Muamer Gadafit.

Koalicioni tha në një deklaratë se ka shkatërruar më shumë se 50 caqe ushtarake në perëndim të vendit këtë javë.

NATO tha se sulmet kishin për qëllim që të godasin forcat besnike të Gadafit.

NATO ka nisur fushatën ajrore kundër Libisë që në muajin mars, nën mandatin për të mbrojtur civilët.
XS
SM
MD
LG