Ndërlidhjet

logo-print

BE mirëpret kushtetutën e re në Marok


Bashkimi Evropian mirëpriti miratimin e kushtetutës së re në Marok, e cila kufizon pushtetin e mbretit dhe i kërkoi qeverisë, që të zbatojë sa më shpejt reformat.

Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Ketrin Eshton, dhe komisioneri për Politika të Fqinjësisë, Shtefan Fyle, dolën me një deklaratë të përbashkët në Bruksel.

“Mirëpresim rezultatin pozitiv të referendumit dhe kushtetutën e re në Marok, si dhe përgëzojmë frymën paqësore dhe demokratike që e përcolli procesin e votimit”, kanë thënë Eshton e Fyle.

Rezultatet preliminare tregojnë se marokienët kanë miratuar reformat kushtetuese të shtyra nga mbreti Mohamed VI, si reagim ndaj protestave të fundit pro-demokracisë.

Ministri i brendshëm Taib Çerkaoi tha se nga pothuaj të gjitha votat e numëruara, 98.5 për qind kanë votuar pro ndryshimeve.

Reformat i japin pushtet ekezekutiv kryeministrit, por mbreti mbahet si kreu i autoritetit ushtarak, fetar dhe të drejtësisë.
XS
SM
MD
LG