Ndërlidhjet

Pas protestave, Asad shkarkon guvernatorin e Hamës


Presidenti sirian Bashar Assad ka shkarkuar guvernatorin e një qyteti kryesor, në përpjekje për të shuar kryengritjen kundër regjimit të tij.

Agjencia shtetërore e lajmeve, SANA, tha se Asadi e ka shkarkuar guvernatorin e Hamës.

Në deklaratë nuk janë dhënë detaje për arsyen e shkarkimit.

Rreth 200 mijë njerëz raportohet se kanë dalë në rrugët e Hamës, në një nga protestat më të mëdha, të cilat përfshinë vendin të premten.

Aktivistët thanë se të paktën 11 persona u vranë në përleshje të ndryshme, gjatë protestave mbarëkombëtare kundër dinastisë 40 vjeçare të familjes Asadi.
XS
SM
MD
LG