Ndërlidhjet

Irani mohon se po fut armë në Irak, Afganistan


Irani hodhi poshtë pretendimet amerikane se Teherani po kontrabandon armë në Irak dhe Afganistan.

Agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve Fars citon ministrin Iranian të mbrojtjes, Ahmad Vahidi të ketë thënë se “gënjeshtrat e vazhdueshme dhe qesharake të amerikanëve kanë për qëllim që të justifikojnë gabimet e tyre”.

“The Wall Street Journal” duke cituar zyrtarët anonimë amerikanë, tha se Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit i kanë pajisur aleatët e tyre me predha shpërthyese dhe raketa, nga të cilat tashmë janë vrarë trupa amerikane.

Zyrtarët thanë se iranianët u kanë dhënë talibanëve në Afganistan raketa me rreze të gjatë veprimi, duke rritur kapacitetet e talibanëve për të goditur caqet amerikane dhe të koalicionit nga një distancë e sigurt.
XS
SM
MD
LG