Ndërlidhjet

Qeveria e Bahreinit nis bisedime ripajtimi


Qeveritarët sunitë në Bahrein kanë lansuar sot bisedime ripajtimi me opozitën pas aksioneve ndaj protestave të udhëhequra nga shiitët për më shumë të drejtat.

Partia shiite me më influencë, Al Wefaq, iu ka bashkuar bisedimeve, të cilat nisën sot në Manama ku po marrin pjesë 300 delegatë nga parti të ndryshme politike dhe grupe të lidhura me qeverinë.

Me gjithë këtë lëvizje drejt ripajtimit, qeveria nuk ka lëshuar pe ndaj kërkesave të qeverisë për lirimin e të gjithë të burgosurve dhe heqjen e akuzave që ndërlidhen me protestat.
XS
SM
MD
LG