Ndërlidhjet

Tenis: Çekja Petra Kvitova fituese e Vimbëldonit


Tenistja çeke, Petra Kvitova, e ka fituar titullin e saj të parë Grand Slam, duke e mundur tenisten ruse, Maria Sharapova, me rezultat 2:0 në seta (6:3 dhe 6:4).

Sharapova, fituese e Vimbëldonit në vitin 2004 dhe e US Open në vitin 2006, ishte favorite, por megjithatë tenistja 21 vjeçare Kvitova, e cila luan me dorë të majtë, kishte më tepër forcë dhe qëndrueshmëri që të triumfoj.
XS
SM
MD
LG