Ndërlidhjet

Afganistan: Nga shpërthimi i bombës – 13 të vrarë


Zyrtarët lokalë thonë se së paku 13 vetë janë vrarë sot nga shpërthimi i bombës në pjesën jugore të Afganistanit. Më herët ishte raportuar për 11 të vrarë.

Zëvendës guvernatori provincial i Zabulit, Mohamed Jan Rasuljar, tha se civilët, përfshirë edhe 11 anëtarë të një familjeje, ishin vrarë derisa udhëtonin me minibus për në provincën Ghazni dhe mendohet se ishin refugjatë afganë, që ktheheshin nga Pakistani.

Hapësira ku ata janë vrarë, është afër kufirit me Pakistanin, ku dihet se fshihen militantët, që sulmojnë në Afganistan.
XS
SM
MD
LG