Ndërlidhjet

Kosovë, Serbi: U arritën tri marrëveshje


Në bisedimet e sotme ndërmjet Kosovës e Serbisë në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, janë arritur tri marrëveshje: ajo për lirinë e lëvizjes, për regjistrin civil dhe marrëveshja për njohjen e diplomave.

Burime të BE-së kanë thënë se këto marrëveshje do të përfshihen në të ashtuquajturat konkluzat e kryesuesit, pa pasur nevojë që të nënshkruhen nga palët.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, BE-ja i ka inicuar në muajin mars dhe pritet se në muajt e ardhshëm mund të arrihen edhe më tepër marrëveshje.
XS
SM
MD
LG