Ndërlidhjet

Iran: Progresi raketor tregon se sanksionet nuk kanë efekt


Ministri i mbrojtjes i Iranit, Ahmad Vahidi, tha sot se progresi i vendit të tij në raketa, tregon se sanksionet e Kombeve të Bashkuara janë joefektive dhe nuk do t’i ndalin programet mbrojtëse të Iranit.

Nëpërmjet një kumtese, gjenerali Vahidi, mëtutje ka theksuar se programi raketor i Iranit është “vendës” dhe nuk mbështetet në vendet e jashtme për arritjen e kërkesave mbrojtëse.

Irani është nën sanksionet e OKB-së për shkak të refuzimit që ta ndalë pasurimin e uraniumit, teknologji kjo që mund të përdoret për prodhimin e karburantit atomik ose të armatimit bërthamor.

Qeveria e Iranit i ka hedhur poshtë akuzat e Perëndimit se aktivitetet atomike iraniane janë të fshehta dhe synojnë zhvillimin e armatimit atomik.
XS
SM
MD
LG