Ndërlidhjet

logo-print

SHBA zgjeron rrugët e furnizimit në Azinë Qendrore


Ushtria amerikane po i zgjeron rrugët e furnizmit në Azinë Qendrore për luftën ne Afganistan, nga frika se rruga që çon kah Pakistani mund të rrezikohet për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Pakistanit.

“The Washington Post” raportoi sot se në vitin 2009, SHBA, 90 për qind të furnizimit të saj ushtarak e ka bërë përmes portit të Karaçit të Pakistanit e pastaj përmes maleve i ka kaluar furnizimet në Afganistan.

Sot, pothuajse 40 për qind e furnizimeve shkon në Afganistan përmes rrugëve hekurudhore dhe rrugëve automobilistike të Azisë Qendrore.

Raporti citon zyrtarët anonimë të Pentagonit.

Qeveria amerikane po ashtu raportohet se po negocion zgjerimin e marrëveshjeve me Kazakistanin, Uzbekistanin dhe shtetet tjera, që do të lejonin që përmes shteteve të tyrë të furnizohej zona luftarake afgane.
XS
SM
MD
LG