Ndërlidhjet

logo-print

Tajlandë: Duket se po fiton partia opozitare


Eksit pollet në Tajlandë sot paralajmërojnë fitore të madhe të partisë opozitare, Pheu Thai, që udhëhiqet nga Jingluk Shinavatra, motra e liderit të lëvizjet kundër qeverisë “fanelat e kuqe”, Thaksin Shinavatra.

Nëse konfirmohet nga Komisioni i Zgjedhjeve, fitorja e opozitës do të shoqërohet me kryeministren e parë femër në këtë vend dhe me forcimin e mëtejmë të protestuesve anti-qeveri, shumica prej të cilëve e mbështetën partinë Pheu Thai.

Votimi i sotëm ishte prova e parë e madhe zgjedhore për qeverinë, prej se tubimet masive të opozitës e paralizuan kryeqytetin Bankgok, vitin e kaluar, duke lënë afro 90 njerëz të vdekur dhe më se 2 mijë të plagosur.

Partia e zonjës Jingluk është e afërt me ish kryeministrin e popullarizuar të këtij vendi, Thaksin Shinavatra, i cili e udhëhoqi këtë vend prej vitit 2001 e deri në përmbysjen e tij me grushtshtet ushtarak, në vitin 2006.

Zgjedhjet e sotme, poashtu, shihen si test për stabilitetin e këtij vendi, pas gjashtë vitesh të trazirave politike.
XS
SM
MD
LG