Ndërlidhjet

Libi: Kryengritësit e mirëpresin ofertën e Unionit Afrikan


Liderët e kryengritësve në Libi e kanë mirëpritur ofertën e Unionit Afrikan për hapjen e bisedimeve me qeverinë në Tripoli, pa involvimin direkt të Muamer Gadafit.

Këshilli Kombëtar Tranzitor tha se kjo ishte hera e parë që UA i kishte njohur aspiratat e popullit për demokraci dhe të drejta të njeriut në Libi.

Oferta për bisedimet ishte miratuar në samitin e Unionit Afrikan në Malabo të Guinesë Ekuatoriale.

Njëherësh, Unioni Afrikan u ka thënë anëtarëve të vet që të mos e ekzekutojnë fletarrestin për Muamer Gadafin, të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.
XS
SM
MD
LG