Ndërlidhjet

Ivanoviq: Marrëveshjet nuk janë ndërshtetërore


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Sekretari shtetëror në ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq, ka thënë se marrëveshja në mes Prishtinës dhe Beogradit, nuk është marrëveshje në mes Serbisë dhe një shteti tjetër.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje duhet të marrë miratimin e qeverisë.

Serbia nuk pajtohet me të ashtuquajturën Republikën e Kosovës, por është një marrëveshje me BE-në, e cila shërben si një ndërmjetësuese dhe si dikush që do të mbikëqyrë çdo marrëveshje të arritur”, tha Ivanoviq.

Oliver Ivanoviq
Ai ka thënë se negociatorët serbë duhet ta informojnë qeverinë për marrëveshjen e arritur një ditë më parë, e ndoshta edhe Kuvendin dhe publikun.

Por, në anën tjetër, ish ministri serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhiq, ka thënë se marrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit të arritura në Bruksel, paraqesin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Marrëveshja me përfaqësuesit e shtetit jolegal të Kosovës paraqet shkelje flagrante të Kushtetutës së Serbisë, rezolutës 1244, dhe si e tillë, paraqet shkelje flagrante të dokumenteve juridike në të cilat ka bazën sovraniteti i Serbisë”, është shprehur Samarxhiq.

Ai ka thënë se tashmë shtetit dhe popullit i ka mbetur që të jetojë me faktin se “një pjesë e territorit të saj i është ndarë, ndërkaq qeveria e ka pranuar këtë”.(a.i.)
XS
SM
MD
LG