Ndërlidhjet

Boks: Vlladimir Kliçko - kampion botëror në tri asociacione


Boksieri ukrainas, Vlladimir Kliçko, mbrëmë vonë e ka fituar titullin e kampionit botëror në kategorinë e rëndë në boks, në të tri asociacionet: WBO, WBA dhe IBF.

Këtë e arriti pas fitores kundër britanikut, Dejvid Hej, në poena, me vendimin unanim të gjyqtarëve, në takimin që zgjati 12 runde.

Kliçko, 35 vjeçar, e ka arritur fitoren e tij të 56, e cila vlerësohet se ishte njëra ndër më të vështirat.

Boksieri britanik, Dejvid Hej, ishte kampion në verzionin WBA.
XS
SM
MD
LG