Ndërlidhjet

Trajkoviq: Pengohet afrimi i Kosovës me Shqipërinë


Politikanja serbe e Kosovës, Rada Trajkoviq, ka vlerësuar se me marrëveshjen ndërmjet Kosovës e Serbisë, Beogradi nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por e ka penguar afrimin e Kosovës me Shqipërinë.

“Është penguar largimi i Kosovës dhe i serbëve të atjeshëm nga pjesa tjetër e Serbisë dhe afrimi me Shqipërinë”, tha Rada Trajkoviq, dhe ka shtuar se “tash mundësohet funksionim më i lehtë i serbëve në Kosovë”.

Rada Trajkoviq, poashtu, ka vlerësuar se me arritjen e tri marrëveshjeve ndërmjet Prishtinës e Beogradit, Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por ka treguar se nuk e injoron faktin se popullata shumicë shqiptare kërkon pavarësi, raportojnë agjencitë serbe.
XS
SM
MD
LG