Ndërlidhjet

Serbët në veri paralajmërojnë fletëparaqitje për Stefanoviqin


I ashtuquajturi Kuvend i bashkësive të komunave në Kosovë, me seli në pjesën veriore, ka kumtuar sot se do të paraqesë fletparaqijte penale kundër shefit të delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Branisllav Stefanoviq, për shkak të marrëveshjeve të arritura me Prishtinën.

Në kumtesë theksohet se marrëveshja për njohjen e letënjoftimeve, patentës së shoferëve, lejeve të qarkullimit dhe të targave nga Kosova, paraqet formën më të keqe të tradhtisë “në regji të regjimit tradhtar të Boris Tadiqit”.
XS
SM
MD
LG