Ndërlidhjet

Feith: Marrëveshjet - në interes të të gjithë banorëve në Kosovë


Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Piter Feith, ka mirëpritur marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe i ka uruar negociatorët për qasjen e tyre me durim dhe konstruktivitet.

“Këto rezultate na japin shpresë se dialogu në të ardhmen do të përfshijë fusha të mëtejshme dhe do të vazhoj të japë të mira reale praktike për shtetasit”, thuhet, poas tjerash , në njoftimin e zyrës Ndërkombëtare Civile në Prishtinë.

Mëtutje theksohet se “kjo do të ndihmoj në ndërtimin e modelit të angazhimeve të respektueshme fqinjësore, do të promovoj bashkëpunim rajional më të afërt dhe do ta avancoj perspektivën evropiane për Kosovën dhe Serbinë”.

Në fund të njoftimit shfaqet shpresa për “implemtim me kohë të këtyre marrëveshjeve, në mënyrë që besimi të forcohet më tutje”.
XS
SM
MD
LG