Ndërlidhjet

Bruksel: Kryeministri Thaçi takohet me zonjën Eshton


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e fillon sot vizitën zyrtare në Bruksel, e cila realizohet me ftesë të shefes së politikës së jashtme të BE-së, Ketrin Eshton, ka njoftuar Zyra e kryeministrit.

Pos këtij takimi, zoti Thaçi do të zhvilloj edhe takime të tjera në Bruksel.

“Temë kryesore e të gjitha takimeve të kryeministrit do të jetë agjenda evropiane e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Vizita e Thaçit në Bruksel bëhet një ditë pas arritjes së tri marrëveshjeve të para ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
XS
SM
MD
LG