Ndërlidhjet

Jovanoviq: Të heqet dorë nga taktika e Murit të Berlinit


Lideri i Partisë Demokratike Liberale të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, ka vlerësuar se marrëveshja që është arritur ndërmjet Beogradit e Prishtinës, duhet të përcillet me hapa konkretë dhe mbështetje politike për këtë proces.

“Borko Stefanoviq dhe Edita Tahiri punojnë në kushte të vështira, me shumë kufizime dhe shpeshherë me mbështetje jo të plotë politike”, tha zoti Jovanoviq, dhe ka shtuar se “ajo që është bërë nuk duhet të rrezikohet me kalkulime politike dhe me kthim në retorikën e tejkaluar, e cila na na kthyer prapa në këto 20 vite”.

Ai theksoi se “është me rëndësi që nëpër këtë dialog të heqet dorë nga taktika e Murit të Berlinit dhe Luftës së Ftohtë, në raportet e Beogradit dhe Prishtinës, dhe nga injorimi i Kosovës, ku jetojnë bashkëkombasit tonë”.
XS
SM
MD
LG