Ndërlidhjet

Avokati: Mlladiqi do ta bojkotoj Gjykatën për Krime të Luftës


Avokati i ish komandantit ushtarak serb në Bosnjë, Ratko Mlladiq, thotë se ai synon ta bojkotoj Gjykatën për Krime të Luftës në Hagë, ku duhet të paraqitet nesër për t’u deklaruar për akuzat për gjenocid gjatë luftës në Bosnjë.

Avokati Milosh Shaliq, tha se i akuzuari Mlladiq ka vendosur që të mos paraqitet përsëri në gjykatë, duke kërkuar që ai të përfaqësohet nga avokatët e tij mbrojtës.

Pas 16 viteve në ikje, Ratko Mlladiq, është arrestuar në muajin maj të këtij viti. Ai i kundërshton akuzat ndaj tij.
XS
SM
MD
LG