Ndërlidhjet

Tenisti serb, Novak Gjokoviq, fitues i Vimbëldonit


Tenisti nga Serbia, Novak Gjokoviq, sot doli fitues në turneun e Vimbëldonit, pasi në finale mundi spanjollin Rafael Nadal, me rezultat 3:1 në seta (6:4, 6:1, 1:6 dhe 6:3).

Me këtë fitore Gjokoviqi e siguroi vendin e parë në listën e tensitëve më të mirë në botë, ATP.

Rafael Nadal, i cili ishte i pari në këtë listë, tash gjendet në vendin e dytë.

Ky ishte dueli i 28 ndërmjet dy tenistëve, ndërsa Nadali udhëheq me 16:12 në fitore. Por, Gjokoviq triumfoi në pesë takimet e fundit me Nadalin.

Kjo është fitorja e parë e Gjokoviqit në Vimbëldon, ndërsa gjatë karrierës së tij doli fitues në 26 turne ndërkombëtare.

Takimin e sotëm final në Vimbëldon e ndoqi edhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiq.
XS
SM
MD
LG