Ndërlidhjet

logo-print

Katërshja e shqyrton situatën në Lindjen e Mesme


Përfaqësuesit e BE-së, Rusisë, OKB-së dhe SHBA-ve, që e përbëjnë Katërshen për Lindjen e Mesme, do të takohen një Uashington më 11 korrik.

Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte të anonimitetit, tha sot para një grupit të vogël të gazetarëve, se “do të ketë takim të Katërshes më 11 korrik, në Uashington”.

Në takim do të marrin pjesë, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban
Ki-mun, dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Ketrin Eshton.

Bisedimet paqësore mbetën në vend, në shtator të vitit 2010, kur Izraeli dështoi ta ripërtrijë ngrirjen e pjesërishme të ndërtimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor të okupuar.

Prej atëherë, palestinezët kanë refuzuar të kthehen në bisedime, derisa Izraeli të mos i ndalë ndërtimet në tokën, të cilën ata e dëshirojnë për shtetin e tyre të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG