Ndërlidhjet

Jep dorëheqje kryeministri tajlandez


Kryeministri tajlandez Abhisit Vexhaxhiva tha se do të japë dorëheqje si lider i Partisë së tij Demokratike.

Njoftimi erdhi një ditë pasi që partia e tij humbi nga partia opozitare Puea Thai, e udhëhequr nga Jingluk Shinavatra.

Gruaja 44 vjeçare e cila deri dy muaj më herët nuk ka qenë as në politikë, pritet të bëhet kryeministrja e parë femër e Tajlandës.

Vëllai i saj është ish kryeministri Taksin Shinavatra, i cili ka ikur në ekzil.
XS
SM
MD
LG