Ndërlidhjet

Trupat e Asadit largohen nga Hama


Tankset raportohet se janë tërhequr nga qyteti qendror sirian i Hamës.

Banorët thanë se tanket dhe automjetet e blinduara kanë lëvizur në veri të vendit, pasi që i ishin afruar qytetit me 650 mijë banorë dhe pas arrestimit të dhjetëra banorëve.

Lëvizja vjen disa ditë pasi që në këtë qytet u mbajt protesta më e madhe kundër presidentit Bashar al Asad.

Ndërkohë, në rrethinën e Damaskut, ku po ashtu ka pasur protesta në rritje kundër regjimit të Asadit, aktivistët dhe një banor tha se policia më 3 korrik ka qëlluar për vdekje dy protestues.
XS
SM
MD
LG