Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi takon Eshtonin

  • RFE /RL

Hashim Thaçi

Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron në një vizitë zyrtare në Bruksel.

Gjatë ditës, Thaçi pritet të ketë një drekë pune me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kethrin Eshton.

Siç raportohet nga burimet në Bruksel, takimi është joformal.

Thuhet se Eshton me Thaçin do të diskutojnë për situatën në Kosovë, raportet e Kosovës me BE-në, e sidomos për dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Nga kabineti i zonjës Eshton thuhet se rolin kryesor në dialog e ka kryeministri i Kosovës, edhe pse ai personalisht nuk merr pjesë në bisedime.

Zyrtarët e BE-së thonë se është koinçidencë fakti që vizita e Thaçit në Bruksel realizohet vetëm dy ditë pas arritjes së disa marrvëveshjeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit në dialogun e nisur kohë më parë. (a.i.)
XS
SM
MD
LG