Ndërlidhjet

WP: Sudani jugor, dëshmi e udhëheqjes së Obamës


Referendumi në Sudan, janar 2011.

Referendumi në Sudan, janar 2011.

"Washington Post"

Pas dy dekadash luftë, vitesh të negociatave të lodhshme dhe gjakderdhjeve të çastit të fundit, kombi i ri i Sudanit jugor lind këtë javë.

Rreth 8 milionë afrikanë, shumë nga ta të krishterë, do të lirohen nga diktatura myslimane arabe me bazë në Kartum.

Për këtë arritje, merita e veçantë i shkon administratës Obama, që ka demonstruar se çka mund të arrihet kur pushteti dhe ndikimi i SHBA-së është plotësisht nën drejtimin e presidentit.

Në Sudan, si në asnjë vend tjetër në Lindjen e Mesme, presidenti Obama ka zgjedhur që të udhëheqë frontin.

Duke filluar nga vera e kaluar, kur zyrtarët amerikanë kuptuan se marrëveshja e paqes e vitit 2005 në mes të veriut dhe jugut rrezikonte të prishej, Obama dhe ndihmësit e tij ndjekën një fushatë koherente për të ruajtur rrugën kah pavarësia e Sudanit jugor.

Obama emëroi dy ambasadorë për të kryer diplomaci fluturuese në mes të Qeverisë së Kartumit të Omar Hasan al-Bashirit, administrarës jugore, kryengritësve në provincën e Darfurit dhe një numër tjetër të palëve të interesuara. Ai mori pjesë në një takim special për Sudanin në OKB, prandaj tërhoqi vëmendjen e shumë liderëve tjerë dhe mbajti një fjalim të fuqishëm.

Ai urdhëroi kryesuesin e Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë për të bërë një “udhërrëfyes” për regjimin e Bashirit: po qe se e linte jugun të ndahej paqësissht, ai do të lirohej nga sanksionet, do të kishte lehtësi në borxhe dhe do të njihej nga SHBA-ja.

Presidenti Barak Obama
Rezultati ishte një referendum i suksesshëm në jug në muajin janar, i cili nxiti shpalljen e deklaratës së pavarësisë këtë të shtunë.

Sudani jugor do të bëhet menjëherë një nga kombet më pak të zhvilluara në botë - edhe pse i bekuar me rezervat e mëdha të naftës - me vetëm disa rrugë të shtuara dhe një popullatë në masë të madhe analfabete.

Po qe se qeveria e tij do të jetë e suksesshme, kjo do të jetë për shkak të ndihmës prej 300 milionë dollarësh që SHBA i ka dhënë për infrastrukturën bazike.

Natyrisht se edhe të tjerët kanë luajtur një rol të madh në Sudan, përshfirë Unionin Afrikan dhe Kinën si një nga partnerët e Bashirit.

Megjithatë, udhëheqja amerikane ka qenë thelbësore. Mbi të gjitha, veriu po kërkon me ngulm heqjen e sanksioneve dhe tërheqjen e investimeve nga Perëndimi.

Udhërrëfyesi i adminstratës ka qenë një nxitje e madhe për Bashirin, i cili vizitoi jugun në muajin janar, për të njoftuar se ai do të pranonte pavarësinë.

E tërë kjo ngre një pyetje interesante - përse Obama nuk po aplikon një qasje si ndaj Sudanit në Siri, Bahrein, Libi dhe shtete të tjera arabe, të cilat po luftojnë për liri dhe po shikojnë kah SHBA-ja për mbështetje?

Përse udhëheq fushatën kundër udhëheqësisë së Bashirit, ndërsa insiston të ulet në sediljen e pasme në luftën kundër Muamer Gadafit dhe Bashar al-Asadit?

Edhe pse administrata e Obamës e sheh pranverën arabe si një mundësi të madhe, presidenti amerikan nuk ka emëruar asnjë emisar, nuk ka përgatitur udhërëfyes, nuk ka bërë paraqitje personale në samite.

Një pjesë e shpjegimit mund të gjendet te politikat e brendshme: rasti i Sudanit jugor (dhe Darfuri) ka sensibilizuar grupet liberale të interesit dhe yjet e Hollivudit, pa përmendur këtu dhe ambasadoren amerikane në OKB, Suzan Rajs.

Demokracia në botën arabe nuk është shkruar nga ekipi i Obamës, por nga fantazia e Xhorxh Bushit para parnverës arabe.

Sidoqoftë, politika drejt Sudanit deri në verën e kaluar ishte e kujdesshme dhe konfuze, derisa Obama vendosi që të udhëhqë. Nuk është vonë për të që të tregojë se diplomacia e bashkuar amerikane mund të bëjë ndryshime edhe në Lindjen e Mesme arabe. (a.i.)
XS
SM
MD
LG