Ndërlidhjet

logo-print

Kabul: Zhduket një ushtar i NATO-s


Misioni i NATO-s në Afganistan tha se një nga ushtarët e tij është zhdukur në jug të vendit.

NATO tha se është duke zhvilluar kërkimet, por nuk ofroi detaje në lidhje me ushtarin e zhdukur.

Po ashtu të hënën, komandanti amerikan në largim në Afganistan Dejvid Petreus, shënoi për herë të fundit, Katër Korrikun në uniformë në një ceremoni të mbajtur para trupave amerikane.
XS
SM
MD
LG